Skip to main content

KUR PD TAKON ELEFANTIN



Si të kuptosh trupin politik?
Objektivi kryesor i partive politike është të fitojnë zgjedhjet dhe qeverisin. Vetëm kjo do t'i mundësojë një organizmi politik të vendosë në jetë programin elektoral, mbështesë shtresat shoqërore që përfaqëson dhe të sjellë trofe politik tek mbështetësit. Pra, partitë politike duhet të shmangin me çdo kusht humbjen e zgjedhjeve. Sigurisht shkalla e humbjes varion: çfarë është humbje, për shembull për një parti nuk është për një tjetër. Nëse merr pjesë për herë të parë në zgjedhje, fitimi i disa ulësve në parlament është fitore.
Por nëse je një nga partitë krysore të sistemit politik dalja apo qëndrimi në opozitë është padyshim disfatë elektorale. Humbja e zgjedhjeve nga Partia Konservatore në Britani, Partia Demokratike në SHBA dhe së fundi nga Social-Demokratët në Gjermani përbën një moment thyrje në jetën politike të këtyre partive. Humbja shoqërohet me kriza të brendshme, avullim të fondeve si pasojë e largimit të donatorëve, zhgënjim dhe largim nga partia të një numri të caktuar antarësh. Mbi të gjitha, humbja e pushtetit i heq një partie nga dora fuqinë për të shpërndarë burime ekonomike dhe për tu ulur në tavolinën e vendimarrjeve të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Politika në fund të ditës përcakton se ‘kush merr çfarë, kur dhe si’ argumenton studiuesi Harold Lasswell.
Kështu, partitë e mëdha luftojnë të shmangin katastrofat zgjedhore duke marrë masa politike dhe organizative që synojnë maksimalizimin e rezultatit. Mirëpo, që strategjia të funksionojë partitë kanë gjithnjë nevojë për një qasje kritike ndaj trupit politik. Partia duhet të kuptojë pikat e forta dhe dobëta të organizmit të vet dhe kundërshtarit. Në të njëjtën kohë duhet të lexojë mirë opinionin publik dhe t'i ofrojë një vizion të qartë sesi do t'i zgjidhë problemet e mprehta me të cilat përballet. Që ta realizojë këtë, partia duhet të 'ngjitet' diku në një kodër dhe të observojë trupin politik.
Kur kanë mbetur rreth një muaj nga zgjedhet e 11 majit në Shqipëri, PS synon të sigurojë një mandat të katërt, ndërsa PD dëshiron të kthehet në pushtet për herë të tretë. Padyshim humbja e zgjedhjeve nga PS pas 12 vitesh katastrofike në pushtet është në favor të interesit publik. Por që kjo të ndodhë, duhet që PD, partia me shanset ma konkrete për të ardhur në pushtet, të shmangë një humbje të tretë të njëpasnjëshme të zgjedheve të përgjithshme.
Sigurisht, në suksesin elektoral të një partie të madhe politike luajnë rol një kompleks faktorësh: lidershipi, oferta politike, sistemi zgjedhor, fusha e barabartë e lojës për të gjithë aktorët, momenti socio-ekonomik, kultura politike dhe faktorë të jashtëm. Megjithatë, aftësia e një partie për të menduar dhe reflektuar në mënyrë kritike rreth trupit politik ndikon në rreshtimin në anën e duhur të shumicës së këtyre faktorëve.
PD kam frikë vazhdon të tregojë mungesë vullneti për të analizuar realitetin ku operon. Kjo patologji nuk ndodh për shkak se partia nuk ka kapacitete njerëzore për të kuptuar realitetet politike, por sepse struktura (rrjeti i interesave, sjelljeve të ngulitura thellë në trupin e vet politik dhe hirearkia e bazuar në klan dhe nepotizëm) nuk i mundëson një reflektimin të thellë të raportit mes vedit dhe shoqërisë.
PD praktikisht ka ra' në kurthin e parabolës së takimit të njeriut me Elefantin. Pesë njerëz të verbër hasin në një Elefant. Ky ishte takimi i parë; të hutuar, njerëzit i shkonin vërdallë Elefantit pët ta kuptuar çfarë ishte kjo kafshë gjigande misterioze. Duke qenë se nuk shikonin, secili prekte vetëm një pjesë të trupit të Elefantit: dikush hundën, një tjetër këmbën, dikush barkun. Kur filluan t'ia përshkruanin njëri-tjetrit, askush nuk arrinte të kuptonte se në çfarë kishin zatekur. Me fjalë të tjera, njerëzit e verbër nuk lidhnin dot pjesët e pazëllit për të kuptuar pikturën e madhe sepse ishin përqëndruar gjithësecili vetëm tek njohja shqisore e një pjese të objektit.
Njëjtë si takimi i njeriut me Elefantin edhe PD është duke treguar mungesë observimi kritik ndaj trupit politik; gjegjësisht vetes dhe Shqipërisë. Shumica e emrave që ofron në publik janë përsëritje e mërzitshme. Për më tepër, të painteresuar apo nga mungesa e besimit tek suksesi elektoral kandidatët janë duke luftuar ma së shumti mes vedi për një vend në Kuvend, duke dalë pak ose aspak nga trupa tradicionale demokrate. Zgjedhjet fitohen kur shikohet ‘përtej kodrës’, ndërton një fabul elektorale bindëse dhe mobilizohen votues të rinj për partinë. Mesa duket prej vitesh PD është mbyllur brenda vetes dhe prek vetëm një pjesë të realitetit; flluskën e vet elektorale.
E zënë në grackën e strukturës parapolitike dhe vendimarrjeve të lidhura vetëm me ruajtjen e pushtetit në parti, udhëheqësit në PD nuk dallojnë dot se përpara kanë një Elefant. Dhe për sa kohë nuk do të bëjnë një hap mbrapa për të menduar përtej shqisave, gjasat janë që partia do të vijojë të përshkruajë vetëm pjesëza të trupit politik pa arritur të reflektojë rreth realiteteve dhe nevojave të reja të Shqipërisë.

Comments

Popular posts from this blog

The Ahtisaari Process and EU Dialogue between Kosovo and Serbia: A tale of two stories

  *Altin Gjeta The relationship of the internationals, namely, the western powers with Kosovo is not new and barely linear. Kosovo was one of the four predominantly ethnic-Albanian populated provinces (vilajet of Kosovo) under the Ottoman Empire for many centuries. And when the Empire collapsed in the beginning of the 20th century, Albanian leaders declared independence in historical lands including Kosovo. Yet, great power politics of the time outmanoeuvred Albanians’ determination to have their independent nation-state governing all Albanian inhabited lands.  The nascent and weak Albanian state was put under international supervision at the 1913 London Ambassadors’ Conference, while Kosovo and other parts of Albanian populated territories were carved out to please its neighbours’ ambitions. So, Kosovo was annexed by Serbia and for almost a century remained under its rule. There was systematic oppression of Kosovo Albanians, mass expulsion, imprisonment and torture....

Nevoja për Qendrën e Djathtë në Shqipëri

  Më shumë së tre dekada pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria i ngjan një avioni i cili më në fund ka dalë në pistë pas izolimit gjysëm shekullor në burgun e tmerrshëm të Enver Hoxhës, por nuk po arrin të bëjë shkëputjen e shumëpritur për tu ngjitur në qiell. Kjo do të përbënte një hap domethënës për vendin, duke e nxjerrë nga faza e një shteti pa orientim strategjik, dhe transformuar në një shtet të zhvilluar, antar të Bashkimit Europian dhe të gatshëm për të përballuar sfidat aktuale dhe dekadave të ardhshme. Rreziku i ngecjes në pistë, dhe më keq akoma, parkimi i mundshëm i Shqipërisë në rradhën e vendeve autoritare, ku ka gjysëm liri ose pak liri është bërë edhe më akut në një kohë kur partia në pushtet ka krijuar një hegjemoni politike dhe ekonomike afatgjatë. Pavarësisht progresit të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes dhe politikës, drejtësia nuk është alternativë politike, por një mekanizëm kontrolli ndaj ...

Nevoja për të Djathtën: Disa Ide Qëndrore

  I. Modeli ekonomik (zgjerimi i lirisë) E djathta e qendrës është udhëhequr që nga koha e iluminizmit, e mandej në shekullin e XX (ekonomistët e shkollës së Vjenës Von Mises, Hajek, dhe Erhard më vonë), (përfshi Theçer dhe Regan në sferën politike) nga ideali i zgjerimit të lirisë individuale. Në këtë kuptim, qendra e djathtë është natyrshëm mosbesuese ndaj rolit të shtetit apo autoritetit nga lart në jetën ekonomike, politike apo sociale të vendit. Ajo beson se individi është më mirë i përgatitur për t’i shpenzuar paratë në interes të mirëqënies së tij dhe familjes. Kështu, e djathta takson më pak për të lënë më shumë para në xhepat e qytetarëve. Për të djathtën, jeta ekonmike, politike dhe sociale është shumë komplekse për tu organizuar në mënyrë të planifikuar nga një trupë politike apo epistemike. Dija sipas ekonomistit austriak Friedrich Hayek është e shpërndarë në hapësirë dhe kohë, dhe nuk është as shumatore e dijes shkencore. Njerëzit kanë agjensi veprimi autonome, pra...