Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2020

Politika e re që konstrukton Lulzim Basha

Në fillim të vitit 2015-të pak kush do ta kishte imagjinuar se britanikët do të votonin pro daljes nga Bashkimi Europian në referendumin e qershorit të 2016-ës. Me më shumë se dyzet vite aderim në tregun e përbashkët europian, Britania e Madhe atëbotë dukej e lidhur pazgjidhshmërisht ekonomikisht, leglisht dhe gjeostrategjikisht me BE-në. Ardha e njerëzve që dështuan të parashikonin Brexit si një opsion real fillon me ish-kryeministrin David Cameron dhe vazhdon më tej me komentatorët dhe gazetarët politik të cilët duket se pluskonin në flluskën e Westminster-it në Londër, nga ku zor se shihet se çfarë ndodh në Midlands (zonën qendrore të Anglisë) apo më tutje në veri ku jetojnë anglezët e mbetur mbrapa multikulturalizmit dhe boom-it ekonomik të qendrës. Megjithatë, mes këtij grupi njerëzish do të dilte në skenë një perosnazh i cili ka gjasa të thyejë epoka në historinë e Britanisë, strategjisti politik Dominic Cummings, i cili sot mban postin e këshilltarit të parë të kryeministrit Bor

Të korrat e doktrinës ‘zero probleme me fqinjët’

Sapo hyri në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë në 2013-ën, Edi Rama, shpalosi si një nga shtyllat kryesore të politikës së tij të jashtme doktrinën “zero probleme me fqinjët”. Shqipëria ka aspiruar dhe punuar në mënyrë konstruktive për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe miqësore me fqinjët në Veri, Jug dhe përtej Adriatikut. Mirëpo, për shkak të vragave historike të ngjizjes dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, promovimi i një doktrine të tillë si politikë zyrtare shtetërore – ofrimi i një lloj Pax Balcanica në tavolinë në kushtet e ndarjes së interesave legjitime në një rajon ku paradoksalisht shqiptarët kufizohen me njëri-tjetrin, duket se ka hapur brazda fertile për avancimin e politikave rajonale që shkojnë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Siparin e ndjekjes së kësaj politike Rama e hapi në vitin 2014 kur vizitoi Serbinë, duke u bërë pas Enver Hoxhes, kryeministri i dytë në historinë e shtetit shqiptar që viziton Beogradin. Sigurisht, hapja ndaj Serbisë e cila erdhi