Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2021

Kriza e PD, simptomë e krizës së sistemit politik

  POLITIKO 6 TETOR 2021, 12:17 nga Altin Gjeta “Partia Demokratike gjendet në momentin më kritik në historinë e saj 30-të vjeçare”. Kështu janë shprehur figura të rëndësishme brenda partisë dhe vëzhgues të jashtëm të jetës politike në Shqipëri. Në plan të parë burimi i krizës së PD-së gjendet tek humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpallja persona non-grata nga Departamenti i Shtetit (DASH) të Sali Berishës, themeluesit dhe liderit që ka shënjuar historinë e partisë në opozitë dhe pushtet për më shumë se dy dekada. Humbja e zgjedhjeve në krye të tetë viteve opozitë ishte një goditje e fortë për PD-në dhe opozicionin shqiptarë në tërësi. Në terrenin parapolitik, parademokratik dhe parakapitalist ku operon Shqipëria prej tri dekadash shteti është shndërruar në aktorin dhe burimin kryesor ekonomik në vend. Kësisoj, kush zotëron pushtetin akaparon shtetin dhe pjesën e luanit në ekonomi, edukim, shëndetësi, punësim, e kështu me rradhë. Fitorja e mandatit të tretë rradhazi nga Partia Soci

Pasqyra e thyer ku PD nuk shikon dot vetveten

POLITIKO 18 KORRIK 2021, 20:45 Nga Altin Gjeta Fill pas zgjedhjeve të 25 prillit kam argumentuar se Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet me mjete parapolitike. Prandaj kam qenë i mendimit se Partia Demokratike si fillim do të duhej të analizonte zgjedhjet duke marrë në konsideratë edhe mendimet dhe gjetjet e faktorëve shoqëror jashtë PD-ës pasi zgjedhjet nuk janë domen ekskluziv i partive politike, mandej në një fazë të dytë të bënte analizën e brendshme. Kjo do ta ndihmonte atë të mbante të fokusuar vëmendjen e opinionit publik tek problemi kryesor i tranzicionit shqiptarë, deformimin e zgjedhjeve, mekanizmit kryesor të një demokracie elektorale, si dhe kuptonte më mirë gabimet e saj para dhe gjatë fushatës së 25 prillit. Mirëpo, shqetësimin e opozicionit dhe një pjese të madhe të shoqërisë në Shqipëri mbi rënien e zgjedhjeve, zoti Basha e kapitalizoi për të mbyllur punët shpejt e shpejt me lidershipin e partisë pa paraqitur asnjë ide apo platformë të re sesi do ta drejtonte ndryshe PD