Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2022

Kosova duhet të ringjallë politikën e njohjeve

  OP-ED POLITIKO 21 SHTATOR 2022, 11:58 Altin Gjeta  Brenda një harku kohor prej dy javësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se mundësia e një konflikti të hapur me Serbinë është rrezik real. Ndryshe nga parashikimet fillestare pas agresionit rus në Ukrainë, vëmendja e komunitetit ndërkombëtar ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe Kosovës në veçanti, nuk ka njohur ndonjë ndryshim thelbësor. Në këtë kontekst, kryeministri i Kosovës po i bie ziles së alarmit që të kthejë vëmendjen e faktorit perëndimor nga Kosova, e cila është izoluar ndërkombëtarisht, pa liberalizim vizash me BE-në dhe pa njohje të reja që prej vitit 2020, kur u njoh nga Izraeli falë marrëveshjes së Uashingtonit.  Dalja nga izolimi kërkon që Kosova, krahas dialogut për normalizimin e marrdhënieve me Serbinë, të ringjallë politikën e shtimit të njohjeve, në një kontekst ndërkombëtar të favorshëm pas gjunjëzimit të Rusisë në Ukrainë.  Megjithëse dialogu mbetet i rëndësishëm, kyçja në dialogun e Brukselit sik