Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2020

Chavizmi si botëkuptim politik i Edi Ramës

Altin Gjeta Kapsulimi i Edi Ramës si politikan brenda një ideologjie apo filozofie politike nuk është një sipërmarrje e lehtë po të kihet parasysh aftësia e tij prej kameleoni për ta ndryshuar ngjyrën e lëkurës sipas interesave të ditës. Megjithatë, prezenca tij e gjatë në jetën publike të vendit dhe posaqërisht jetëgjatësia në pushtet ka bërë të mundur që vëzhguesit e politikës përtej makinacioneve bajate të kenë mundësi të shikojnë tek Rama sjellje të përgjithshme konstante, të cilat mjaftojnë për kadegorizimin e tij si një populist Chavist. Chavizmi hyri nw fjalorin politik nga dalja në skenë në vitet 90-të e Lëvizjes së Republikës së Pestë të Hugo Chavez në Venezuelë. Nga një oficer në ushtri, Hugo Chavez arriti të zgjidhej president i Venezuelës në vitin 1998-të, pozicion që e mbajti në mënyrë antidemokratike deri në 2013-ën me largimin nga jeta, duke manipuluar zgjedhjet, arrestuar kundërshtarët dhe zhytur popullin venezuelian në varfëri për shkak të politikave të tij socialiste