Altin Gjeta
Kapsulimi i Edi Ramës si politikan brenda një ideologjie apo filozofie politike nuk është një sipërmarrje e lehtë po të kihet parasysh aftësia e tij prej kameleoni për ta ndryshuar ngjyrën e lëkurës sipas interesave të ditës. Megjithatë, prezenca tij e gjatë në jetën publike të vendit dhe posaqërisht jetëgjatësia në pushtet ka bërë të mundur që vëzhguesit e politikës përtej makinacioneve bajate të kenë mundësi të shikojnë tek Rama sjellje të përgjithshme konstante, të cilat mjaftojnë për kadegorizimin e tij si një populist Chavist. Chavizmi hyri nw fjalorin politik nga dalja në skenë në vitet 90-të e Lëvizjes së Republikës së Pestë të Hugo Chavez në Venezuelë. Nga një oficer në ushtri, Hugo Chavez arriti të zgjidhej president i Venezuelës në vitin 1998-të, pozicion që e mbajti në mënyrë antidemokratike deri në 2013-ën me largimin nga jeta, duke manipuluar zgjedhjet, arrestuar kundërshtarët dhe zhytur popullin venezuelian në varfëri për shkak të politikave të tij socialiste centralizuese dhe korruptive.
Në shkencat politike Hugo Chaves është studiuar si një shembull klasik ngjizjes së një populisti të majtë me tipare marksiste. Sipas Hawkins, studiues i lëvizjeve populiste në Amerikën Latine, Chavez kombinonte tre karakteristika tipike populiste: karizmën personale e cila manifestohej në fjalime të gjata, me retorikë të fortë kundër kundërshtarëve të tij politik, përdorimin e një gjuhe të thjeshtë dhe të kuptueshme për masën; mungesën e një strukture institucionale politike të organiuar dhe demokratike brenda partisë së tij, e cila komandohej eksluzivisht nga ai; si dhe së fundi diskursit të tij populist i cili revokonte vazhdimisht popullin (el pueblo) si një të tërë, njësi e vetme, vullneti i të cilit përfaqësohej dhe mishërohej në vetë liderin, Chavezin.
Ashtu sikurse pushteti i Lëvizjes Revulucionare degradoi në Venezuelë më kalimin e viteve në një regjim antidemokratik me regji të përqëndruar në zyrën e Chavez, në të njëjtën mënyrë është dekompozuar edhe pushteti i kryeministrit Rama në Shqipëri.
Dhe nuk ka shembull më domethënës që ta ilustrojë këtë rrëshqitje mbrapa në autoritarizëm sesa kokëfortësia në miratimin për herë të dytë të ndryshimeve të kodit elektoral në parlament ditën e djeshme. Njëjtë sikur Chavez, edhe Rama shëndërrohet në anti-imperialist dhe sovranist kur luhet me karrigen e tij të pushtetit. Thirrjes së eurodeputetëve për përmbajtje deri në zbardhjen e opinionit të komisionit të Venecias mbi ndryshimet në kod, Rama iu përgjigj me “sovranizëm” duke deklaraur se parlamenti nuk do të presë opinion e Venecias, por se do të vijojë me votimin e dekretit të Presidentit.
Ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe të kodit elektoral përveçse janë në kundërshtim me praktikat e mira (nuk janë gjithëpërfshirëse, godasin parimin përfaqësimit), cënojnë në mënyrë fondamentale pluralizmin politik me ndalimin e kualicioneve të përbëra parazgjedhore. Sigurisht, nuk don shumë mend për ta kuptuar se këto ndryshime janë një hile elektoral i Ramës për ti sigurur atij avantazh në tavolinë, por më e rëndë së kaq është fakti së këto ndryshime unilaterale godasin themelet e një shoqërie të lirë dhe demokratike, pluralizmin. Sipas filozofit të shekullit XX-të Isaiah Berlin, pluralizmi i vlerave është dimesion ontologjik i shoqërisë njerëzore, me anë të të cilit ai kuptonte konceptet e ndryshme dhe kontradiktore të vlerave që individët ndajnë mbi atë se çfarë e ben një jetë të mirë për tu jetuar. Në këtë kontekst, demokracia ka lindur si nevojë dhe domosdoshmëri për harmonizimin dhe bashkëekzistencën e këtyre vlerave të ndryshme që individtët mishërojnë në shoqëri.
Për cinikët shoqëria shqiptare nuk i plotëson këto kritere, prandaj ajo nuk meriton të këtë mundësi të zgjedhë në zgjedhjet e 25 prillit midis alternativave të ndryshme. Megjithë problematikat e njohura që kanë partitë politike shqiptare, tu ndalosh atyre të drejtën për të garuar nën siglën e tyre në kualicione parazgjedhore është më së paku antidemokratike. Partitë politike janë korrente shoqërore që ankorojnë koncepte të ndryshme vlerash dhe përjashtimi i tyre de-fakto nga sistemi politik përkthehet në përjashtim të grupeve qytetare dhe dobësim të mëtejshëm të mekanizmit të kontrollit dhe balancimit të pushteteve.
I gjendur pa aleat real dhe me zero shance për të fituar një mandat të tretë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kryeminsitri Rama si një populist par-excellence ka shpërfaqur urretjen e tij ndaj pluralizmit. Jan-Werner Muller, profesor i shkencave politike në Universitetin e Princeton në SHBA, në librin e tij “Çfarë është populizmi” argumenton se një nga karakteristikat kryesore të një populisti është se ai është antipluralist. Si një antipluralist Rama po kërkon mundësisht t’i shkrijë të gjithë partitë e tjera politike të cilat sipas tij nuk përfaqësojnë asgjë, sepse ai dhe vetëm ai është përfaqësues i vërtetë i popullit. Sjelljet e tij dhe diksursi politik i Ramës tregojnë se botëkuptimi tij mbi shoqërinë është i ngurtë dhe uniform. Prandaj ai përdor gjuhë të egër dhe fyese kundër opozitës, medias kritike dhe të gjithë segmenteve të shoqërisë që nuk dakortësohen me idetë e tij totalitare mbi shoqërinë.
Gjatë gjithë këtyre viteve në pushtet, Rama ka treguar se beson tek inxhinjerimi social dhe politik, se ai është një kundërshtar i shoqërisë së lirë dhe demokratike. Për të shoqëria shqiptare është një materie e ngurtë të cilën ai mund ta gdhendë dhe t’i japë formë sipas dëshirave të tij. A nuk e ka bërë këtë gjë me fasadat në Tiranë? Po të njëjtin vizion totalizues kryeministri Rama ka aplikuar dhe në qeverisjen e Shqipërisë. Projekti i rilindjes urbane ka uniformizuar qytetet shqiptare me sheshe dhe shëtitore me pllaka të bardha nga jugu në veri. Modeli i tij ekonomik eksluziv bazohet në shpërndarjen e parave publike në pak duar dhe realizmin e investimeve publike fasadë pas asnjë impakt në rritjne ekonomike të vendit.
Në një kohë kur Rama ka shterruar nga fabulat politike, nuk ka bilanc qeverisës, ka likujduar njëherë e përgjithmonë zërat ndryshe në PS, po kërkon një madat të tretë duke përdorur truke elektorale antipluraliste dhe narrativë populiste boshe nëpër televizione sikur se Hugo Chavez në Venezulën e revolucionit imagjinar. Nëse shoqëria shqiptare nuk i jep fund këtij eksperimenti politik dhe socio-ekonomik, nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria do të harrohet në një cep të botës si Venezuela e Maduros, pasardhësit të Chavezit.
Comments
Post a Comment