Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2020

“Sovraniteti vs Integriteti”, një manual diplomatik për Kosovën

Pak ditë më parë, shtëpia botuese “Onufri” ka botuar librin e fundit të ambasadorit Arben Çejku, “Sovraniteti versus Integriteti. Prapaskenat e dialogut dhe sfidat e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë”. Monografia e ambasadorit Çejku është një ngjarje kulturore dhe shkencore, e cila rrezaton dritë në hapësirën shqiptare në një moment paqartësie dhe pasigurie për të ardhmen. Botimi i librit “Sovraniteti versus Integriteti” vjen në një çast shumë delikat për shtetin e ri të Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova me ndërmjetësimin e BE-së u angazhua në bisedime me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Pritshmëritë nga dialogu Prishtinë-Beograd ishin të larta dhe në fillim pati disa produkte me nënshkrimin e marrëveshjeve teknike në Bruksel në 2013 dhe 2015. Shumë nga termat e marrëveshjeve ishin të paqarta dhe për pasojë, mbetën të pazbatueshme. Faktori ndërkombëtar, në një përpjekje për të akomoduar Serbinë dhe serbët e Kosovës, pranoi propozimin e krijimit të Bashkësis