Skip to main content

A do të na shpëtojnë intelektualët?




Historiani britanik Naill Ferguson zbuloi në një studim se inteligjenca gjermane, veçanërisht bota universitare ishte shtresa që e përqafoi dhe mbështeti ngritjen e Nacional Socializmit të Hitlerit duke i dhënë finesë diskursit të vrazhdë të partisë. Filozofi gjerman Martin Heidegger, thotë Ferguson, mbeti besnik i Nazizmit deri në vitin 1945, në një kohë kur universitetet gjermane në vitet 1930-të ishin për nga cilësia si të thuash njëjtë me prestigjin që kanë sot Grupi Russell apo Liga Ivy në Britani dhe SHBA.
Pra, intelektualët kanë një prirje siç duket profesionale për tu bërë pjesë e strukturave sunduese.
Kjo ndodh përgjithësisht për dy arsye. Së pari, intelektualët ose siç Thomas Sowell i quan 'the anointed' presupozojnë se për shkak të titujve dhe gjuhës që zotërojnë kanë të drejtë hyjnore të kenë rol përcaktues në vendimarrjen politike. Së dyti, ato kanë prirje të qëndrojnë larg rrisqeve që paraqet sipërmarrja private, prandaj pushteti është strehë e natyrshme e tyre. Por kjo nuk ndodh pa kosto. Në këmbim të pjesëmarrjes në borde, akademi, parti apo organe drejtuese, intelektualët duhet të shpërlajnë fytyrën e pushtetit.
Shoqëria shqiptare ka ushqyer prej dekadash një lloj miti se intelektualët, pra ajo pjesë e shoqërisë që rëndom quhet inteligjenca, akademikët, shkrimtarët, artistët apo gazetarët, duhet të drejtojnë vendin. Madje, shpesh ndihet një lloj revolte në rrjet, kafene apo shoqëri sesi intelektualët janë lënë jashtë pozitave drejtuese. Kjo ndjenjë bëhet më therëse veçanërisht kur afrohen zgjedhjet paralmentare dhe hartohen listat për deputet.
Por kërkimi i shpëtimit tek intelektualët bazohet në premisa të gabuara. Shqipëria nuk ka një shtresë intelektuale gjenuine pasi në tre dekada ka trashëguar inteligjencën e regjimit komunist. Ishte kjo inteligjencë e ingjinjeruar nga Enver Hoxha që mbajti në këmbë me propagandë regjimin deri në fund. Pas transformimit të sistemit politik, ajo u atashua në forma të tjera tek sistemi tjetër duke i dhënë frymë tranzicionit të tejzgjatur politik. Shikoni borded shkencore dhe mediatike, dhe kuptoni sesi intelektualët janë strehuar tek struktura e rradhës e pushtetit.
Ndërkohë, ata profesionistë që prodhojnë mendim, art dhe shkencë kanë zgjedhur të ikin apo të mos flasin. Kjo ka bërë që krahëzen e intelektualit ta varin në qafë të tjerë, të cilët janë zgjatim apo artopolant i pushtetit. Ahengu i kryebashkiakut Erion Veliaj besoj është ilustrim i këtij fenomeni.
Kësisoj, ideja se promovimi intelektualëve është ilaç për sëmundjet lënguese të Shqipërisë nuk ka themele në realitetin tonë.
Besimi se inteligjenca, dhe veçanërisht ajo shtresë 'intelektuale' që kemi do të na shpëtojë, vetëm sa do ta zgjasë agoninë sepse intelektualët tanë janë pjesë e problemit.

Comments

Popular posts from this blog

The Ahtisaari Process and EU Dialogue between Kosovo and Serbia: A tale of two stories

  *Altin Gjeta The relationship of the internationals, namely, the western powers with Kosovo is not new and barely linear. Kosovo was one of the four predominantly ethnic-Albanian populated provinces (vilajet of Kosovo) under the Ottoman Empire for many centuries. And when the Empire collapsed in the beginning of the 20th century, Albanian leaders declared independence in historical lands including Kosovo. Yet, great power politics of the time outmanoeuvred Albanians’ determination to have their independent nation-state governing all Albanian inhabited lands.  The nascent and weak Albanian state was put under international supervision at the 1913 London Ambassadors’ Conference, while Kosovo and other parts of Albanian populated territories were carved out to please its neighbours’ ambitions. So, Kosovo was annexed by Serbia and for almost a century remained under its rule. There was systematic oppression of Kosovo Albanians, mass expulsion, imprisonment and torture....

Nevoja për Qendrën e Djathtë në Shqipëri

  Më shumë së tre dekada pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria i ngjan një avioni i cili më në fund ka dalë në pistë pas izolimit gjysëm shekullor në burgun e tmerrshëm të Enver Hoxhës, por nuk po arrin të bëjë shkëputjen e shumëpritur për tu ngjitur në qiell. Kjo do të përbënte një hap domethënës për vendin, duke e nxjerrë nga faza e një shteti pa orientim strategjik, dhe transformuar në një shtet të zhvilluar, antar të Bashkimit Europian dhe të gatshëm për të përballuar sfidat aktuale dhe dekadave të ardhshme. Rreziku i ngecjes në pistë, dhe më keq akoma, parkimi i mundshëm i Shqipërisë në rradhën e vendeve autoritare, ku ka gjysëm liri ose pak liri është bërë edhe më akut në një kohë kur partia në pushtet ka krijuar një hegjemoni politike dhe ekonomike afatgjatë. Pavarësisht progresit të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes dhe politikës, drejtësia nuk është alternativë politike, por një mekanizëm kontrolli ndaj ...

Nevoja për të Djathtën: Disa Ide Qëndrore

  I. Modeli ekonomik (zgjerimi i lirisë) E djathta e qendrës është udhëhequr që nga koha e iluminizmit, e mandej në shekullin e XX (ekonomistët e shkollës së Vjenës Von Mises, Hajek, dhe Erhard më vonë), (përfshi Theçer dhe Regan në sferën politike) nga ideali i zgjerimit të lirisë individuale. Në këtë kuptim, qendra e djathtë është natyrshëm mosbesuese ndaj rolit të shtetit apo autoritetit nga lart në jetën ekonomike, politike apo sociale të vendit. Ajo beson se individi është më mirë i përgatitur për t’i shpenzuar paratë në interes të mirëqënies së tij dhe familjes. Kështu, e djathta takson më pak për të lënë më shumë para në xhepat e qytetarëve. Për të djathtën, jeta ekonmike, politike dhe sociale është shumë komplekse për tu organizuar në mënyrë të planifikuar nga një trupë politike apo epistemike. Dija sipas ekonomistit austriak Friedrich Hayek është e shpërndarë në hapësirë dhe kohë, dhe nuk është as shumatore e dijes shkencore. Njerëzit kanë agjensi veprimi autonome, pra...