I. Modeli ekonomik (zgjerimi i lirisë) E djathta e qendrës është udhëhequr që nga koha e iluminizmit, e mandej në shekullin e XX (ekonomistët e shkollës së Vjenës Von Mises, Hajek, dhe Erhard më vonë), (përfshi Theçer dhe Regan në sferën politike) nga ideali i zgjerimit të lirisë individuale. Në këtë kuptim, qendra e djathtë është natyrshëm mosbesuese ndaj rolit të shtetit apo autoritetit nga lart në jetën ekonomike, politike apo sociale të vendit. Ajo beson se individi është më mirë i përgatitur për t’i shpenzuar paratë në interes të mirëqënies së tij dhe familjes. Kështu, e djathta takson më pak për të lënë më shumë para në xhepat e qytetarëve. Për të djathtën, jeta ekonmike, politike dhe sociale është shumë komplekse për tu organizuar në mënyrë të planifikuar nga një trupë politike apo epistemike. Dija sipas ekonomistit austriak Friedrich Hayek është e shpërndarë në hapësirë dhe kohë, dhe nuk është as shumatore e dijes shkencore. Njerëzit kanë agjensi veprimi autonome, prandaj
Published commentaries