POLITIKO 6 TETOR 2021, 12:17 nga Altin Gjeta “Partia Demokratike gjendet në momentin më kritik në historinë e saj 30-të vjeçare”. Kështu janë shprehur figura të rëndësishme brenda partisë dhe vëzhgues të jashtëm të jetës politike në Shqipëri. Në plan të parë burimi i krizës së PD-së gjendet tek humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpallja persona non-grata nga Departamenti i Shtetit (DASH) të Sali Berishës, themeluesit dhe liderit që ka shënjuar historinë e partisë në opozitë dhe pushtet për më shumë se dy dekada. Humbja e zgjedhjeve në krye të tetë viteve opozitë ishte një goditje e fortë për PD-në dhe opozicionin shqiptarë në tërësi. Në terrenin parapolitik, parademokratik dhe parakapitalist ku operon Shqipëria prej tri dekadash shteti është shndërruar në aktorin dhe burimin kryesor ekonomik në vend. Kësisoj, kush zotëron pushtetin akaparon shtetin dhe pjesën e luanit në ekonomi, edukim, shëndetësi, punësim, e kështu me rradhë. Fitorja e mandatit të tretë rradhazi nga Partia ...
Published commentaries