Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale. Autor: Altin Gjeta | BIRN | Tiranë Email Pinterest Facebook Twitter More Printo Muzeu “Shtëpa me Gjethe” | Foto nga : LSA Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, i cili sipas studiuesit Neil Kritz i Institutit Amerikan për Paqen, ishte një nga regjimet më staliniste dhe më të mbyllura në botë. Për rreth gjysmë shekulli, regjimi komunist në Shqipëri ndërtoi dhe qeverisi nëpërmjet Sigurimit të Shtetit, një nga aparatet më shtypëse në botë. Në fund të viteve 1980, ai numëronte rreth dhjetë mijë persona të rekrutuar zyrtarisht, ndërsa më shumë se 1/3 e popullsisë së rritur ishte pjesë e rrjetit informativ të shërbimit famëkeq. Nën drejtimin politik të elitës komuni...
Published commentaries