POLITIKO 3 MARS 2021, 17:15 Altin Gjeta* Akoma pa u tharë mirë boja në fletët e votimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe pa hyrë në zyrën e kryeministrit, Albin Kurti po fillon të ndjejë peshën e rëndë të sfidave më të cilat do të përballet shteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pak ditë më parë ai mori dy letra urimi të sajdisura me nga një ‘fishek’ në secilin zarf respektivisht. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ndërsa e uronte Kurtin për fitoren historike në zgjedhjet e 14 shkurtit, e fton kryeministrin në ardhje të Kosovës që të hapë ambasadën në Jeruzalem sipas marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Presidentit Trump. Ndërkohë, nga ana tjetër, me një ton gati-gati kërcënues, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e paralajmëron Albin Kurtin që të mos ndërmarrë një hap të tillë, pasi do të ishte me pasoja për Kosovën. Një mesazh të tillë më diplomatik ose e ka marrë ose pritet të vijë edhe nga Brukseli, pasi BE-ja nuk e nje...
Published commentaries