Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2020

Kush qëndron mbrapa krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë?

Altin Gjeta Konfirmimi i aktakuzës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ish-kupolën drejtuese të UÇK-së, si dhe arrestimi i tyre pak më shumë se një javë më parë kaloi pa krijuar zallamahinë dhe sakëlldinë e pritshme në qendrat shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, pasi vëmendja e botës shqiptare qe përqëndruar te zgjedhjet jonormale përtej Atlantikut në SHBA. Ndërsa tymnaja e përplasjes së ‘botëve’ në ‘tokën e ëndrrave’ filloi të fashitej me kalimin e ditëve dhe zbardhjen e ngadaltë dhe të debatueshme të rezultatit elektoral në Uashington, opinioni publik shqiptar filloi të ftillohej mbi peshën e rëndë të ngjarjes që luhet në aksin Prishtinë-Hagë. Megjithëse Gjykata Speciale qe ngritur në Kosovë që në gusht të vitit 2015 me miratimin kontravers të Kuvendit të Kosovës, duket se opinioni publik shqiptar u kap i papërgatitur nga forca e saj goditëse mbi lidershipin shqiptar të Kosovës. Sikur të mos mjaftonte kjo, Gjykata dhe EULEX (organizata e Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Koso...