Sapo hyri në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë në 2013-ën, Edi Rama, shpalosi si një nga shtyllat kryesore të politikës së tij të jashtme doktrinën “zero probleme me fqinjët”. Shqipëria ka aspiruar dhe punuar në mënyrë konstruktive për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe miqësore me fqinjët në Veri, Jug dhe përtej Adriatikut. Mirëpo, për shkak të vragave historike të ngjizjes dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, promovimi i një doktrine të tillë si politikë zyrtare shtetërore – ofrimi i një lloj Pax Balcanica në tavolinë në kushtet e ndarjes së interesave legjitime në një rajon ku paradoksalisht shqiptarët kufizohen me njëri-tjetrin, duket se ka hapur brazda fertile për avancimin e politikave rajonale që shkojnë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Siparin e ndjekjes së kësaj politike Rama e hapi në vitin 2014 kur vizitoi Serbinë, duke u bërë pas Enver Hoxhes, kryeministri i dytë në historinë e shtetit shqiptar që viziton Beogradin. Sigurisht, hapja ndaj Serbisë e cila erdhi...