Iu bashkova gjimnazit “Leonik Tomeo” diku në shtator të vitit 2004 pas një tentative të pasuksesshme për tu regjistruar në teknikumin ekonomik të Tiranës. Shkak për këtë aventurë të pasuksesshme dhe të dhimbshme u bë im atë. Ai ngulmoi se duhet të studioja ekonomi, pasi kjo sipas tij do të ishte njëlloj garancie për punësim në jetë. Por unë nuk isha mirë me numrat. Vija nga një shkollë rurale ku mbizotëronte rrëmuja dhe preokupimi kryesor i mësuesve ishte disiplina në ambientet e shkollës. Megjithëse atëherë nuk pata asnjëlloj dëshire për të studiuar ekonomi, më vonë pas adoleshencës zhvillova një pasion të heshtur për politikën ekonomike, duke u bërë një lexues i dhënë pas Fridrik Hajek, ekonomistit liberal të shkollës së Vjenës. Gjithsesi, regjistrimi në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” ishte njëfar fillimi i ri. Vjeshta qe e ngrohtë atë vit, teksa rreshtoheshim për tu futur në klasë, dielli lëshonte rreze verbuese, por pasiguria për të ardhmen sikur ma ftohte tr...
Published commentaries