Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2021

Programi PD-së promovon 'zhvillimin si liri'

Altin Gjeta Ndërsa zgjedhjet e 25 prillit po afrohen, Partia Demokratike po shpalos shtyllat kryesore të programit të saj qeverisës, në qendër të të cilit duket qartë se është ekonomia. Siç kam pasur rastin ta theksoj edhe më parë, Shqipëria e post-viteve 90-të është dominuar nga narrativa antipolitike duke krijuar pika reference boshe në diskursin publik (p.sh anti-berishizmi, anti-komunizmi) me synimin e vetëm manipulimin e opinionit publik dhe ikjes së përgjegjësive për keq-qeverisjen dhe korrupsionin e ngritur në sistem, çka ka sjellë mandej polarizim të tejskajshëm social në vend dhe neveri të përgjithshme ndaj të gjithë palëve politike. Bash për këtë, gjykoj se të flasësh për program dhe të artikulosh ide politike alternative në një Shqipëri të zhytur në depresion ekonomik, moral dhe institucional, si dhe të marrë peng nga diskursi antipolitik populist i kryeministrit Rama, mbart farën e një fillimi të ri transformues dhe emancipues për vendin.  Gjatë dy mandateve si kryemini...